Magic Johnson jep dorëheqje nga LA Lakers

Basketboll 10 Prill 2019 13:45

Me një njoftim të papritur, Magic Johnson ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si President i Los Angeles Lakers, klubit më të njohur të basketbollit amerikan.

Para mediave, ish-ylli i basketbollit tha se është i lodhur “nga thikat pas shpine” dhe shtoi se nuk donte të hiqte nga puna trajnerin Luke Walton.

Gjithashtu, shtoi se nuk ishte i lumtur në postin e Presidentit.

Këtë sezon pritej më shumë nga Los Angeles Lakers, pasi në skuadër erdhi Lebron James, por sërish nuk u arrit faza e “playoff”-it.

Në karrierën e tij si basketbollist, Johnson kishte luajtur për 13 sezone për skuadrën e LA Lakers.