Magjia e Januzajt mbrëmë që ngjalli reagime të shumta (VIDEO)

Futboll 06 Dhjetor 2018 09:18

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, i është rikthyer golave në Spanjë dhe lojës së bukur me Real Sociedadin.

Futbollisti i Përfaqësueses së Belgjikës ka realizuar në fitoren që skuadra e tij e arriti në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos me shifrat 2:1, për t’u kualifikuar në rrethin tjetër më rezultat të përgjithshëm 3-1.

Ai realizoi golin e dytë për ekipin e tij me një lëvizje të bukur në zonë në minutën e 27-të.

Ky gol i bukur i shqiptarit ka ngjallur reagimin e tifozëve të cilët mendojnë se 23-vjeçari ka kapacitete për të luajtur një ditë sërish në një klub të madh, pasi nuk e bindi Jose Mourinhon te Manchester Unitedi. /Insporti.com/