Mahrezit nuk i bënin përshtypje lëvizjet e Neymarit, momenti kur ai vetëm rrinte dhe e shikonte brazilianin
Futboll
05 Maj 2021
14:05

Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez nuk ka qenë i impresionuar nga lëvizjet apo driblimet e kundërshtarit të tij nga Paris Saint-Germain, Neymar.
Mahrez, përveç dy golave është bërë i ‘famshëm’ edhe për diçka krejtësisht tjetër gjatë ndeshjes.
Bëhet fjalë për ‘injorimin’ e tij ndaj lëvizjeve apo driblimeve të Neymarit.
City triumfoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Etihad.