Majlinda është e artë në Dyseldorf – shikoni finalen

Sporte luftarake 22 Shkurt 2019 18:25

Pas katër fitoreve, Majlinda Kelmendi hynte si favorite e madhe në finale, ndaj xhudistes 17-vjeçare nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren, e cila për herë të parë në karrierë arriti në finale të ndonjë Grand Slami.

Kelmendi pas vetëm 90 sekondave luftë Lkhagvasurenit iu tërhoq vërejtja me dy shido dhe Majlinda e kishte iniciativën dhe luftën nën kontroll.

Në fakt, Majlinda fitoi pas tri shidove, gjegjësisht tri vërejtjeve ndaj kundërshtares dhe fitores me diskualifikim.

Lufta edhe një herë dëshmoi se Majlinda është xhudistja më e mirë në Evropë në konkurrencën e saj dhe kapjes së saj me dorë të majte, shumë pak xhudiste në botë mund ti rezistojë, pa përdorë shtyrjen ose taktika tjera, të palejueshme.

Gjyqtarët në këtë lloj të taktikave kanë qenë shumë të vëmendshëm në Dyseldrof dhe kjo i mundësoi Majlindës të fitojë dy luftëra me diskualifikim të kundërshtareve.

Për më shumë shikoni finalen në tërësi.