Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale

Sporte luftarake 26 Gusht 2019 08:41

Majlinda Kelmendi e ka filluar për mrekulli Kampionatin Botëror “Tokio 2019” në Japoni.

Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të këtij kampionati pasi fitoi luftën ndaj  xhudistes polake, Agata Perencin, në kategorinë -52 kilogramë raporton Insporti.com.

Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera.

 

Xhudistja 28 vjeçare nga Peja në çerekfinale do të përballet me Ai Shishime nga Japonia, e cila u shpall kampione bote më 2017

Kujtojmë se në ditën e parë xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -48 kilogramë. /Insporti.com/

-->