Majlinda Kelmendi me tatuazh për Driton Kukën?

Sporte tjera 06 Prill 2021 12:37

Vajza e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi së bashku me ekipin e xhudos ishte në mesin e shumë personaliteteve që morën pjesën në inaugurimin e presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Insporti.

E veshur me të zeza, Kelmendi u duk në formë të mirë trupore. Por, këtë herë vëmendje mori tatuazhi që Kelmendi ka në këmbën e saj të djathtë.

Janë inicialet “T.K”, që Kelmendi mesa duket i ka shkruar në formë mirënjohje për trajnerin e mirënjohur, Driton Kuka.

-->