Majlinda Kelmendi plasohet në gjysmëfinale të Gran Prixit

Sporte luftarake 12 Korrik 2019 14:08

Pas Nora Gjakovës,  edhe Majlinda Kelmendi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Prixit që po mbahet në Hungari.

Kelmendi mposhtu në çerekfinale xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Shukvani.

Kelmendi e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me meksikanen Luz Olvera, e cila në rundin e parë e kishte mposhtur xhudisten vendase, Katinka Szabo.

Në anën tjetër, Nora Gjakova e mposhti me ippon bullgaren Ivelina Ilieva.

Përveç Nora Gjakovës dhe Majlinda Kelmendit, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë do të përfaqësojnë edhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.