Majlinda Kelmendi rrëfehet për kohën e karantinës: Kjo ishte e çuditshme

Sporte luftarake 31 Maj 2020 22:01

Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, është pyetur për vështirësitë e saj gjatë periudhës së karantinës.

“Ka qenë ndjenjë e çuditshme mos me e pa familjen; unë personalisht kom pushu shumë e jom kënaq shumë”, tha Kelmendi në emisionin Arena Sportive në RTK.

Ajo ka treguar më pas edhe për rutinën e stërvitjeve gjatë kësaj periudhe, duke thënë se ka stërvitur nga dy herë në ditë, e po ashtu edhe ka luajtur futboll.

Kelmendi tha se e ka pritur mirë lajmin për shtyrjen e Olimpiadës së vitit 2020 pasi që ka kaluar nëpër lëndime dhe nuk ishte në formën më të lartë.

Kujtojmë se vitin e kaluar Kelmendi për shkak të lëndimeve nuk kishte marrë pjesë në shumë turne të rëndësishme ndërkombëtare.

-->