Majlinda Kelmendi video motivuese për Kosovën

Kombëtarja 07 Shtator 2019 10:05

Kampionja botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi ka postuar një video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës në futboll, që do të luaj sot kundër Çekisë.

Majlinda me top në duar tregon përkrahjen e saj për ‘Dardanët’, duke treguar se e ka pranuar sfidën për përkrahje, që i është bërë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Kosova sot nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luaj kundër Çekisë, në kuadër të kualifikimeve Euro2020.

Kampionja Olimpike Majlinda Kelmendi pranoi sfidën nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Z.Kujtim Gashi dhe vazhdoi me noninime për një video përkrahëse për Kombëtarën e Kosovës në futboll, që do të luaj sot kundër Çekisë! #KosovaMbiTëGjitha 🇽🇰 ⚽️🥋

Gepostet von Kosova Judo Federation am Samstag, 7. September 2019