Majlinda mëson kundërshtaren në Grand Slamin e Dusseldorfit

Tokio2020 21 Shkurt 2019 16:45

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi nesër u rikthehet garave ndërkombëtare të xhudos.

Kësaj radhe ajo të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Grand Slamin e Dusseldorfit, që zhvillohet nga e premtja deri të dielën.

26-vjeçarja, e cila garon në kategorinë deri në 52 kg, është garuesja e vetme nga Kosova që merr pjesë në këtë event.

Image

Në këtë garë marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete, derisa ky Grand Slam është i vlefshëm për pikë Olimpike në Tokio 2020.

Majlinda sot ka mësuar edhe kundërshtaren me të cilën do të përballet.

Xhudistja nga Gjermania, Verena Thumm do të jetë përballë kosovares në rrethin e dytë, pasi rrethin e parë e kalon pa duel. /Insporti.com/

Image

-->