Majlinda mposht xhudisten japoneze – kualifikohet në gjysmëfinale

Sporte luftarake 26 Gusht 2019 09:08

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Tokio 2019”, raporton Insporti.com.

Xhudistja pejane në çerekfinale mposhti kampionen e botës në vitin 2017, Ai Shishime, raporton Insporti.com.

Kelmendi në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten e talentuar japoneze nga Japonia, Uta Abe e cila është vetëm 19 vjeçare.

Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë. /Insporti.com/

 

-->