Majlinda në finale – dihet edhe kundërshtarja e saj

Sporte luftarake 22 Shkurt 2019 16:27

Majlinda Kelmendi është plasuar në finalen e Grand Slam turneut në Dyseldorfit në xhudo, pasi në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj italianes Odette Giuffrida.

Kelmendi fitoi me ippon duelin me kundërshtaren e saj nga finalja e Lojërave Olimpike në Rio dhe në duelin e tetë me këtë xhudiste arriti fitoren e gjashtë.

Insportoi kishte raportuar se Giuffrida kishte shënuar fitore ndaj Kelmendit në duelin e tyre të fundit, Grand Slam turneun në Abu FDhabi vitin e kaluar.

Kelmendi në finale do të takohet me mongolen Sosorbaram Lkhagvasuren, njërën nga xhudistet më të talentuara të gjeneratës së re, e cila arrin në finale të ndonjë Grand Slam turneu për herë të parë.

Mogoloja është 17 vjeçare (e lindur në vitin 2001) dhe nuk është takuar më herët me Kelmendin, kurse si sendore, suksesi më i madh i saj është çerekfinalja e Grand Slamit në Osaka vitin e kaluar, ku Majlinda nuk kishte marrë pjesë, raporton Insporti duke u referuar në statistikat zyrtare të turneut.

Finalet e Grand Slamit në Dyseldorf, fillojnë në ora 17:00.