Malaga – Sadiku, ky është zhvillimi i fundit

Futboll 03 Qershor 2020 08:21

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku pritet të largohet nga Malaga, shkruan Insporti.com.

Sadiku është në formë të huazimit nga Levante, nuk do të blehet përfundimisht nga Malaga, për shkak të krizës financiare.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare duhet të mbetet me valixhe në duar, pasi skuadra e La Ligas nuk e llogarit.

 Sadiku duhet të mendojë për destinacionin e radhës, pasi duhet të gjejë një tjetër ekip.

Futbollisti shqiptar me shumë mundësi mund të mbetet në ligën e dytë spanjolle, pasi janë disa ekipe që e duan në kampionatin e dytë spanjoll.

Levante do ta shesë për një çmim të reduktuar. Vera do ta gjejë me ekip të ri.

-->