Malcom e refuzon skuadrën e njohur të Premierligës

Futboll 02 Janar 2019 21:52

Ylli i Barcelonës, Malcom, ka refuzuar një transferim në Premierligë te skuadra e Everonit.

Sulmuesi brazilian verën e kaluar me shumë bujë u transferua te Barcelona, kur në momentet e fundit refuzoi Romën.

Aventura te Barcelona në pjesën e parë të sezonit, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, me Malcom që shumë pak ka arritur të gjente hapësira në formacionin Ernesto Valverde.

Duke parë minutazhën e tij të vogël te Barcelona, Evertoni ka synuar transferimin e 22 vjeçarit në ‘Goodison Park’.

‘Marca’ shkruan se Evertoni ka kërkuar transferimin e Malcom, por ky i fundit ka refuzuar anglezët.