“Malcom nuk është i lumtur me atë që po ndodh te Barcelona”

Futboll 12 Tetor 2018 13:29

Malcom, i cili papritur kaloi në Barcelonë edhe pse ishte nisur për Romë, “nuk është duke i pëlqyer situata te katalunasit”, insiston agjenti i lojtarit.

Roma e kishte zyrtarizuar blerjen e Malcomit nga Bordeaux, madje lojtari ishte në aeroportin Ciampino – aty ku një telefonatë nga kampioni i La Ligas, Barcelona, ndryshoi gjithçka, dhe bleu brazilianin për 41 milionë euro.

Por, Malcom është lanë “jashtë dore” nga Ernesto Valverde. Ai nuk po ka shumë minuta te Barça, diçka që nuk është duke i pëlqyer brazilanit.

“Çdo lojtar ka nevojë për një periudhë adaptimi dhe minutave në fushë për ta provuar vetveten”, ka thënë Junior Minguella, agjenti i Malcomit për RAC1.

“Ai nuk po ka minuta, por Malcom do të tregojë vlerën e tij kurdo që i jepet shansi”.

“Është e kuptueshme, atij nuk po i pëlqen situata aktuale, por ai është i fokusuar dhe shumë i motivuar për të punuar dhe ndryshuar gjërat”. /Insporti.com/