Mali i Zi e publikon listën e lojtarëve – e fton shqiptarin për ndeshjen kundër Kosovës

Kombëtarja 23 Maj 2019 12:34

Më 7 qershor Kosova është mysafir i Malit të Zi në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020.

Kombëtarja fqinje ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje.

Ndër të ftuarit është edhe futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat malazeze, Fatos Beqiraj.

Emra tjerë që spikatin është ai i Stefan Jovetic të Monacos dhe Stefan Savic i Atletico Madrid.

Kujtojmë se Kosova listën me lojtarët për ndeshjen me Malin e Zi e Bullgarinë e publikoi gjatë ditës së djeshme.