Maliqi: Fitoren ia dedikojmë sulmuesit tonë për këtë arsye

Futboll 23 Shtator 2019 17:17

Ballkani është këndellur pas humbjes në mesjavë në derbi ndaj SC Gjilanit, shkruan Insporti.com.

Skuadra nga Suhareka ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mposhtur KF Vushtrrinë me rezultat të thellë 5:2.

Në këtë ndeshje “Xhebrailat” ishin pa trajnerin Ismet Munishi, i cili mungoi për shkak të kartonit të kuq që e mori në ndeshjen ndaj Gjilanit. Në bankinë ishte ndihmës-trajneri i tij, Agim Maliqi.

“E kemi një skuadër shumë të mirë dhe me një bankë rezervë shumë të mirë. Do të luajmë futboll të bukur në mënyrë që t’i kënaqim tifozët tanë ‘Xhebrailat”, vlerësoi Maliqi.

Tutje, ai shtoi se fitoren ia dedikojnë sulmuesit të tyre, Artur Magani i cilit sot është bërë baba.”Këtë fitore ia dedikojmë Artur Maganit, i cili e ka një vajzë”, përfundoi Maliqi për SuperSport Kosova, transmeton Insporti.com.

Me këtë fitore, Ballkani renditet në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara pas gjashtë xhiro të zhvilluara të IPKO Superligës së Kosovës. /Insporti.com/

-->