Mallorca mposht Atletico Madridin/ Vedat Muriqi shënon golin e vetëm të takimit – me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij
Kombëtarja
09 Prill 2022
18:43

Ka përfunduar takimi ndërmjet Mallorcas dhe Atletico Madridit, duel ky në kuadër të xhiros së 31’të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, nga pika e bardhë në minutën e 68’të të takimit.
Ky gol i Muriqit ia dha edhe tre pikë të arta klubit të Mallorcas, e cila po lufton për mbijetesë në La Liga.
Sulmuesi kosovar – luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar të vetmin gol të takimit, ku edhe u vlerësua me notën 7.3, nga më të lartat në ndeshje.
