Mallorca mposhtet nga Valencia – kështu u vlerësua Vedat Muriqi
Futboll
26 Shkurt 2022
16:15

Valencia e mposhti ekipin e Mallorcas me rezultat 1:0, në sfidën që u zhvillua në kuadër të xhiros së 26’të të La Ligas, shkruan Insporti.
Ishte futbollisti Gabriel Paulista, ai i cili shënoi në minutën e 4-të për fitoren e madhe të skuadrës së Valencisë.
Startues për Mallorca ishte edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë shenjë në këtë takim.
Nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.8

Pas javës së 26-të në Spanjë, Valencia zë vendin e nëntë me 33 pikë e Mallorca është e 16-ta me 26.