Mallorca triumfon me përmbysje ndaj Atletico Madridit
Futboll
04 Dhjetor 2021
20:42

Atletico Madridi e ka bërë një tjetër hap prapa në luftë për titull. Ata u mposhtën 1:2 nga Mallorca.
Por, fillimisht ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi, nëpërmjet Cunhas.
Për 10 minuta, mysafirët e përmbysën rezultatin. Fillimisht Russo barazoi shifrat në minutën e 80-të, para se Kubo në 90+1 të shënonte golin e fitores së madhe.
Me këto tri pikë, Mallorca e përforcon vendin e 12-të me 19 pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Atletico Madridi mbetet i katërti me 29 pikë, shtatë më pak se Real Madridi.