Man City fiton me vështirësi ndaj Evertonit

Futboll 26 Shkurt 2022 20:40

Manchester City ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen e javës së 27-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Evertonit, pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta.

City rrezikoi me Kevin de Bruyne, ndërsa Evertoni me Richarlison, por pa arritur të ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, City ishte skuadër dominuese, duke krijuar shumë raste dhe duke gjetur edhe golin e fitores.

Phil Foden (56’), John Stones (65’), De Bruyne (68’, 70’) dhe Bernardo Silva (68’) patën raste ideale, por pa arritur ta tundin rrjetën.

U desh të pritej minuta e 82-të që në skenë të dilte përsëri Foden, i cili shfrytëzoi një pasiguri një mbrojtje për të shënuar për 0-1, rezultat që doli të ishte përfundimtar.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 66 pikë, ndërsa Evertoni renditet i 17-ti me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin rivalin lokal Manchester Unitedin, teksa Toffes luajnë në udhëtim te Tottenham Hotspur.

-->