Man City i reagon ashpër UEFA-s rreth hetimeve për thyerjen e rregullave financiare

Futboll 16 Maj 2019 11:17

Manchester City i është kundërpërgjigjur UEFA-s rreth hetimeve që ajo po bën ndaj saj për thyerjen e rregullave financiare,.

BBC Sport gjatë kësaj jave ka raportuar se UEFA ka hapur hetime ndaj Cityt, e mund ta suspendojë nga Liga e Kampionëve për një sezon nëse gjen se ka thyerje të “fair-playt financiar”.

City thotë se “është i zhgënjyer, por fatkeqësisht jo i befasuar” – derisa thekson se “akuzat për parregullsi financiare mbeten plotësisht false”.

Klubi nga Mançesteri reagoi edhe dje duke i mohuar këto akuza si të pavërteta, duke vendosur të mos komentojë më shumë.

Kurse, sot kampioni i Premierligës ka dalur me deklaratë ku tutje thuhet se në procesin që udhëhiqet nga Yves Leterme, ka gabime dhe keqinterpretime dhe se i gjithë ky proces nga klubi shihet si i pakëanqshëm dhe armiqësor.