Man City me “manita” kundër Arsenalit – Granit Xhaka fytyra “tragjike” e ndeshjes

Futboll 28 Gusht 2021 15:29

Arsenal është në krizë totale teksa Arteta me të gjitha gjasat po shkon drejt shkarkimit.

Manchester City i dha shuplakën e fundit londinezëve duke i mposhtur 5-0 në ‘Etihad Stadium’. 

“Ushtarët” e Guardiolas u treguan të pamëshirshëm që në start me dy gola të shpejtë të Gundogan dhe Ferran Torres.

Xhaka për të thelluar nervozizmin dhe krizën e Arsenalit, përjashtohet me karton të kuq në minutën e 35-të.

City nuk mjaftohet me kaq dhe shënon edhe të tretin me Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë Rodri dhe Torres shënojnë për të vulosur fitoren e thellë. Arsenal pas 3 ndeshjesh në kampionat ka 3 humbje dhe 0 pikë ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 9 të tillë.

-->