Man United – Barcelona, Valverde pret shumë nga ky lojtar

Futboll 10 Prill 2019 09:36

Sot do të kemi ndeshje shumë interesante në Champions League, ku vlen të ceket ajo mes Manchester United dhe Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur në prag të ndeshjes së parë ndaj Manchester United, duke hedhur “topin” te kundërshtarët.

Strategu i blaugranëve deklaroi se ekipi i tij po kalon një formë të mirë, por rivalët janë të rrezikshëm.

“Kemi pritur këtë moment që nga momenti që u përballëm me Lyonin, për t’u përballur me United në stadiumin e tyre. Jemi mirë dhe do të jenë dy ndeshje në të cilat duhet të bëjmë mirë. Ata kanë një skuadër të fortë, e cila ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Duuhet të jemi të kujdesshëm në goditjet standarde, pasi ata do të kenë entuziazmin dhe mbështetjen e tifozëve të tyre”, tha Valverde.

“Solskjaeri eliminoi PSG-në me disa lëvizje fantastike. Janë një skuadër shumë e mirë veçanërisht ku bëjnë presion lart. Pritshmëritë janë gjithmonë që të fitojmë, por kjo nuk na bën favorit. Nuk të ndihmon që të fitosh. Messi? Nesër pres gjëra të ndryshme nga ai”, deklaroi Valverde dje në konferencën për shtyp.

Takimi në ‘Old Trafford’, që është i pari çerekfinal, zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.