Man United dhe Watford mesazh kundër luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

Futboll 26 Shkurt 2022 16:45

Manchester United po përballet me Watfordin në kuadër të javës së 27-të në Premierligë, shkruan Insporti.

Para fillimit të ndeshjes, të dyja ekipet dhanë një mesazh lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Futbollistët u treguan kamerave një pankartë në të cilën ishte shkruar fjala “ paqe” në gjuhë të ndryshme. Sipas raporteve angleze, ideja erdhi nga Ralph Rangnick

Ndeshja po luhet në stadiumin “Old Trafford”, me Djajtë e Kuq që i pret një takim aspak i lehtë.

/Insporti.com

-->