Man.United e dëshiron me ngulm yllin e Chelsea-t

Futboll 15 Mars 2018 09:28

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe duke mos qenë pretendent për titullin e Premier League, ky sezon mund të quhet i dështuar për Jose Mourinho-n dhe Manchester United, ku e vetmja shpresë tani ngelet trofeu i FA Cup.

Trajneri portugez, tani është duke kërkuar para tjera nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”, për të bërë disa blerje në afatin kalimtar të verës dhe duket se ai e ka identifikuar një lojtarë që e admiron dhe nuk do i duhet të shkoj larg në mënyrë që të tentojë ta sjell në “Old Trafford”.

Bëhet fjalë për lojtarin fantastik të Chelsea-t, brazilianin Willian, aftësitë e të cilit Mourinho i njeh mire nga periudha e tij me “Blutë” e Londrës.

Në fakt 29 vjeçari ka qenë i përfolur në lidhje me Manchester United, prej momentit kur Jose Mourinho u caktua si trajner atje dhe duket sikur përfundimisht gjatë verës ky ribashkim edhe mund të ndodh.

Willian vlerësohet në 60 milionë funte dhe skuadra nga “Old Trafford”, e cila ishte e interesuar për brazilianin edhe vitin e kaluar, nuk do ta ketë problem këtë shumë, në rast se anësori brazilian kësaj radhe do të lejohet të largohet nga Londra. /Insporti.com