Man.United gjen zëvendësimin për De Gean

Futboll 19 Prill 2018 08:39

Me raportimin e fundit të shtypit spanjoll se Real Madrid veçse kanë arritur marrëveshje për transferimin e David de Geas në “Bernabeu”, Manchester United janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësimin e tij.

E sipas “Don Balon”, që ishte ajo e cila raportoi për marrëveshjen Real Madrid – De Gea, zëvendësimi i portierit spanjoll është gjetur në La Liga, më saktësisht tek kampioni, Barcelona.

Objektiv i United duket se është bërë Marc-Andre ter Stegen dhe sipas raportimeve të njëjta, thuhet se “Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit të portierit gjerman, i cili aktivizohet tek ekipi katallan nga viti 2014.

Dhe nëse raportimi për çmimin e Real Madrid prej 100 milionë euro për David de Gean u dukë i lartë, atëherë ai i Ter Stegen është i çmendur për një portier.

Klauzola e gardianit 25 vjeçar është plotë 180 milionë euro dhe revista sportive spanjolle mendon se United është i gatshëm ta paguajë këtë shifër, që do ta shndërronte portierin gjerman në lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë pas Neymar.

Përkundër se ka zëra që thonë se edhe Ter Stegen e dëshiron largimin nga “Camp Nou”, besohet se çmimi i tij do të ishte problem për secilën skuadër, e madje edhe për atë më të pasurën si Manchester United, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për portierin më të mirë në La Liga në këtë sezon. /Insporti.com

 

-->