Man.United merr përgjigjen për çmimin e objektivit të tyre

Futboll 21 Qershor 2018 09:34

Skuadra e Manchester United, sezonin e fundit kishte goxha telashe në fazën defensive, përkundër që nuk pësuan shumë gola, por kjo ndodhi më shumë falë paraqitjeve fantastike të portierit David de Gea, se repartit mbrojtës.

Për këtë arsye trajneri Jose Mourinho, po kërkon që në afatin kalimtar të verës, ta përforcojë edhe mbrojtjen dhe kishte identifikuar një lojtar i cili ka mjaft përvojë në këtë aspekt.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bayern Munchen dhe përfaqësueses së Gjermanisë, Jerome Boateng, për të cilin “Djajtë e Kuq”, më në fund kanë marrë përgjigjen për çmimin e 29 vjeçarit.

Raportimet e shtypit anglez pranë klubit të Manchester United, kanë bërë të ditur se skuadra bavareze i është përgjigjur interesimit të United për mbrojtësin e tyre dhe ka caktuar çmimin prej 50 milionë funte për reprezentuesin e “Die Mannschaft”.

Në fakt arsyeja pse Bayern duket se ka vendosur të heq dorë nga Boateng thuhet të jetë për shkak se skuadra gjermane ka kuptuar se 29 vjeçari do të mund ta largohej nga “Allianz Arena”, pas përfundimit të Botërorit “Rusia 2018”, ku po merr pjesë për momentin me Gjermaninë.

Mirëpo, përkundër interesimit të Manchester United, çmimi mund të kontestohet, pasi “Djajtë e Kuq” tash e një kohë, interesim të madh kanë shfaqur për mbrojtësin e Tottenham, belgun Toby Alderweireld.

Po ashtu, sipas shtypit, United dhe trajneri Mourinho, kanë një listë të ngushtë prej gjashtë lojtarësh ofensivë të cilët janë duke i monitoruar, kurse kjo listë thuhet se përbëhet nga mbrojtësi i Freiburg, Caglar Soyuncu, ai i Atletivco Madrid, Jose Gimenez, Alessio Romagnoli i Milan, Milan Skriniar nga Inter, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe qendërmbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane. /Insporti.com

-->