Man United në raundin tjetër të FA Cup, mposht Arsenalin 3-1

Futboll 25 Janar 2019 22:51

Manchester United ka kaluar në raundin e pestë të FA Cup pasi ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1 në “Emirates” të premten mbrëma, duke quar kështu në tetë numrin e fitoreve në po aq ndeshje që prej ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer në postin e trajnerit të skuadrës.

“Djajt e Kuq” i kaloi në epërsi fillimisht Alexis Sanchez në minutën e 31-të, me kilianin që nuk hezitoi të festonte para fansave të ish-skuadrës së tij, transmeton Insporti.

Jesse Lingard dyfishoi shifrat vetëm tre minuta më vonë, para se Pierre-Emerick Aubameyang të ngushtonte rezultatin në 2-1, dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Goditjen përfundimtare “Topçinjëve” ia dha Anthony Martial duke realizuar në minutën e 82-të.

United tani do të presë shortin për ta mësuar kundërshtarin e radhës.

Hedhja e shortit bëhet të hënën, më 28 janar. /Insporti.com/

-->