Man.United i ofron super pagë Ronaldos

Futboll 29 Mars 2018 07:54

Se Manchester United dëshiron ta rikthejë Cristiano Ronaldon në “Old Trafford”, kjo gjë nuk është sekret, por duket se më në fund ka diçka konkrete në këtë aspekt.

Edhe vitin e kaluar, teksa Ronaldo u akuzua për evazion fiskal në Spanjë dhe shfaqi një pakënaqësi se si po trajtohet në Spanjë, United po vështronte më vëmendje këto pakënaqësi të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas “Diario Gol”, thuhet përsëri Ronaldo është i irrituar në MAdrid, por kësaj here me diçka tjetër. Portugezit nuk po i pëlqen që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ende nuk i ka ofruar,e madje raportohet se Perez, po refuzon t’i ofrojë kontratë të re 33 vjeçarit.

Duke e parë këtë situatë dhe pakënaqësi të sërishme të Ronaldos, Manchester United po shpresojnë të përfitojnë nga e gjithë kjo, dhe gjithnjë sipas disa mediumeve, klubi anglez thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë CR7 një pagë vjetore goxha të majme prej 30 milionë eurove në vit, që i bie mbi 500.000 euro në javë pak a shumë.

Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që e ka për ekipin dhe tifozët e Man.United, e posaçërisht dihet respekti i madh që ai ka për të madhin Sir Alex Ferguson dhe gjithmonë ka pasur zëra se Ronaldo edhe mund të rikthehet në “Old Trafford” për ta përfunduar karrierën tek skuadra, me të cilën u bë ky që është sot. /Insporti.com

-->