Man. United pranë një marrëveshje befasuese me yllin e Barcelonës

Futboll 26 Mars 2018 10:35

Raportimet e shtypit katalonas, bëjnë të ditur se skuadra angleze e Manchester United, është afër një marrëveshje befasuese dhe interesante me yllin e ekipit të Barcelonës.

Barcelona njihet si një skuadër e cila i fillon negociatat për ripërtëritjen e kontratave dy vite më herët me lojtarët e saj, por në rastin në fjalë është duke hasur në problematika, sidomos me menaxherin e lojtarit.

Francezi Samuel Umtiti, është shndërruar në një lojtarë kyç bashkë me Gerard Pique në mbrojtjen e Barçës, mirëpo lojtari dhe menaxheri i tij, e që është edhe vëllai i tij, Yannick Umtiti, janë duke kërkuar ngritje page në nivelin e Suarez e Iniestas, që do ta bënte mbrojtësin francez lojtarin e dytë më të paguar te Barcelona, prapa Lionel Messit.

Këtë kërkesë, drejtuesit e ekipit katallan nuk janë në gjendje ta pranojnë, derisa në anën tjetër Manchester United, janë të gatshëm të paguajnë së pari klauzolën e tij prej 52 milionë funte, që për këtë kohë me parat që po derdhen për lojtarët, po llogaritet një shumë goxha e favorshme, e po ashtu edhe një pagë prej 175.000 funte në javë.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por duke parë kërkesën e lojtarit për ngritje page dhe refuzimin e Barcelonës në mënyrë kategorike, atëherë për francezin 24 vjeçar, ky mund të jetë edhe sezoni i fundit në “Camp Nou”.

Jose Mourinho ashtu kështu, është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë dhe një mundësi të tillë, vështirë se ai, por edhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” do ta lëshojnë. /insporti.com

-->