Man.United pritet të shesë, për të financuar blerjet e mëdha

Futboll 27 Mars 2018 09:55

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, u ka thënë drejtuesve të klubit se kërkon blerje, madje nga ato më të shtrenjtat dhe kjo ka bërë që “Djajtë e Kuq” janë duke menduar për largimin e nëntë lojtarëve në afatin kalimtar të verës.

Klubi për këtë ka ndarë plotë 130 milionë funte dhe një pjesë e buxhetit do të mblidhet edhe nga shitjet e lojtarëve që pritet se do të largohen.

“Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë shuma të mira parash nga shitjet që pritet se do t’i bëjnë gjatë kësaj vere dhe njëra nga ofertat, është edhe ajo prej 25 milionë funteve për mbrojtësin Chris Smalling.

Gjithashtu United mund të grumbullojë 14 milionë funte nga shitja e Matteo Darmian, po aq edhe nga Daley Blind, kurse për Ander Herrera rreth 27 milionë funte.

Pak më shumë, pritet se mund të shitet mbrojtësi i majtë Luke Shaw, përkundër se për të ka interesim edhe nga Barcelona, ende nuk dihet nëse United do të pajtoheshin për shitjen e njërit prej lojtarëve, që janë cilësuar se janë talent të së ardhmes.

E të mos harrojmë edhe polemikat e fundit të trajnerit Jose Mourinho me Paul Pogban, por ky qëndron si një “bombë” që edhe mund ta ri-gjejë formën deri në fund të sezonit dhe t’i rikthehet pozitës së tij si startues. /Insporti.com

-->