Man. United i vihet prapa lojtarit 55 milionësh

Futboll 11 Mars 2018 18:19

Skuadra e Manchester United, në afatin kalimtar të verës duket se do të jenë mjaft aktiv sa i përket transferimit të lojtarëve.

Trajneri Jose Mourinho ka admirim për disa lojtarë, të cilët do të mundohet t’i sjell në “old Trafford”.

I tillë është edhe mesfushori i Tottenham, Eric Dier, i cili kërkohet me ngulm nga portugezi Mourinho, derisa nga “Spurs” ai vlerësohet në 55 milionë funte, të cilat “Djatë e Kuq” nuk do ta kishin problem t’i paguajnë.

Anglezi 24 vjeçar, u soll në Tottenham në vitin 2014 nga skuadra portugeze Sporting Lisboa dhe është formuar në një lojtarë me cilësi të larta, e që në ekipin e Mauricio Pochettino-s, zakonisht është në 11-shën startuese.

Eric Dier ishte konsideruar nga Manchester United edhe verën a kaluar, mirëpo në fund “Djajtë” vendosen për Nemanja Matic.

Megjithatë, duke marrë parasysh që trajneri Mourinho është duke e kërkuar zëvendësimin e Michael Carrick i cili do të pensionohet në fund të sezonit, atëherë Dier mund të jetë prurja e radhës në mesfushën e Man. United.

Po ashtu edhe Marouane Felllaini dhe Ander Herrera mund të largohen në verë dhe Jose Mourinho do të tentojë me çdo kusht të sjell lojtarë të ri në skuadër. /insporti.com

-->