Man Utd mposht Granadën me lehtësi në Spanjë

Futboll 08 Prill 2021 22:56

Manchester United ka mposhtur Granadën në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 0:2, raporton Insporti.com.

Golat e fitores për skuadrën angleze i shënuan Marcus Rashford në pjesën e parë dhe Bruno Fernandes nga penalltia, për t’i siguruar një fitore të madhe në udhëtim.

Me dy gola në epërsi, Manchester United ndeshjen e kthimit do ta luajë me shumë qetësi, pasi po thuajse është ka siguruar biletën për gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Old Trafford. /Insporti.com/

-->