Man Utd vendos të shesë pesë yje gjatë verës

Futboll 10 Prill 2020 15:20

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, raportohet se është i përgatitur të shesë pesë lojtarë këtë verë, si pjesë e rregullimit të plotë të skuadrës së tij.

Sipas Manchester Evning News, trajneri i ‘Djajve të Kuq’ dëshiron të shesë Phil Jones, Jesse Lingard, Andres Pereira, Chris Smalling dhe Alexis Sanchez, kur të hapet afati kalimtar.

Solskjaer po kërkon të sigurohet që të ketë vend në skuadrën e tij, për të sjellë transferime të reja, përcjell lajmi.net.

Manchester United pritet të jetë aktiv këtë verë, për ndërtimin e një skuadre konkurruese, për të rikthyer ditët e lavdisë në ‘Old Trafford’.

Pas këtyre shitjeve, lojtari i parë që mund të zbarkojë në ‘Old Trafford’ do të jetë Jadon Sancho i Borussia Dortmund.

Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison gjithashtu është përfolur për një transferim te United, së bashku me yllin e Aston Villas, Jack Grealish.

-->