Manaj debuton me gol në Spanjë (VIDEO)

Futboll 18 Gusht 2018 09:47

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka gjetur rrjetën në ligën e dytë të futbollit spanjoll, me skuadrën e Albacetes.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të, kundër skuadrës së Deportivo La Coruna, skuadrës të sapozbritur nga La Liga, duke barazuar rezultatin në 1-1, pasi mysafirët kishin kaluar të parët në avantazh.

Falë këtij goli skuadra e tij arriti të merrte një pikë në fushën e vet kundër skuadrës së sapozbritur nga La Liga.

Me këtë paraqitje, Manaj është një kandidat i mundshëm për të marrë tjetër ftesë nga Christian Panucci për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve, që nisin në muajin shtator. /Insporti.com/