Manaj në ekip të parë të Barcelonës, ja çfarë thonë mediet serbe

Futboll 16 Shkurt 2020 09:28

Rey Manaj ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në fitoren 2:1 ndaj Getafes të shtunën.

Grumbullimi i Rei Manajt me skuadrën e parë të Barcelonës ka bërë bujë edhe në mediat serbe, teksa “Kurir” e ka cilësuar këtë fakt si një lajm tronditës.

“Lajm tronditës nga ‘Camp Nou’, futbollisti shqiptar përkrah Lionel Messit. Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”, ishte titulli i mediumit serb.

Ndërkohë, Manaj nuk luajti në ndeshjen e djeshme të Barçës, derisa qëndroi në stol për 90 minuta.

-->