Manaj titullar në fitoren e klubit turk

Futboll 18 Tetor 2020 10:40

Sulmuesi nga Kosova, Arb Manaj ka luajtur 90 minuta të plota në fitoren e Keciorengucu ndaj Umraniyesporit.

Futbollisti klinas ka startuar nga minuta e parë, derisa ka luajtur 90 minuta në fitoren 1:2 të skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Keciorengucu renditet në vendin e tretë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.

Ndryshe, Manaj u transferua këtë verë te skuadra nga Ankaraja prej Trepçës’89.

Manaj gjithashtu është edhe reprezentues i Kosovës U21.

Në këtë skuadër bën pjesë edhe mesfushori Ilir Mustafa, i cili po ashtu u transferua këtë sezon nga KF Liria. /Insporti.com/

-->