Mancheser City “shkatërron” Sporting Lisbonën

Futboll 15 Shkurt 2022 23:07

Machester City e ka shkatërruar Sporting Lisbonën me rezultat 5-0 në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Se skuadra e Pep Guardiolas e kishte marr seriozisht ndeshje tregon pjesa e parë e cila u mbyll me rezultat 4-0 në favor të qytetarëve.

Goli i parë erdhi pas një aksion të gjatë ku solli një situatë interesante para portës, me Kevin de Bruynen që asistoi te Riyad Mahrez i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte për 1-0.

Në minutën e 18-të u shtua epërsia e qytetarëve, kur Bernardo Silva shënoi për 2-0.

Phil Foden nuk e kishte të vështirë edhe aq të shënonte në minutën e 32-të, kur mori një top para portierit duke shënuar për 3-0.

Krejt pa u mbyllu pjesa e parë në skenë soli sërish Silva që tundi rrjetën për 4-0.

As në pjesën e dytë Man City nuk e tërhoqi këmbën nga gazi duke vazhduar me sulme.

Silva shënoi në minutën e 50-të, por goli i tij u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 58-të, Raheem Sterling me një goditje të bukur arriti të shënojë për 5-0.

Në minutat e mbetura City ngadalësoi ritmin, pasi që kishte një rezultat të jashtëzakonshëm nga ndeshja e parë.

Me këtë fitore Manchester City mund të thuhet se ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

-->