Manchester City – Chelsea, ndeshja dhe formacionet

Futboll 04 Mars 2018 15:41

Manchester City përkundër që javët e fundit dhe në vazhdim do të ketë ndeshje të vështira, me formën që po tregon, po i afrohet pas çdo ndeshjeje edhe më afër titullit kampion në Premier League.

City-t i nevojitet maksimalisht edhe 15 pikë nga 10 ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të stolisen me titullin e tretë dhe të parin nën udhëheqjen e Pep Guardiola-s.

Skuadra e “Citizens” janë të pamposhtur në 26 ndeshje në shtëpi, prej të cilave kanë 21 fitore dhe 5 barazime, kurse humbjen e fundit e pësuan pikërisht nga Chelsea në vitin 2016 me rezultat 3-1, që ishte edhe një shtysë për “Blutë” e Londrës që në atë kohë ta fitonin titullin. /insporti.com

-->