Manchester City dëshiron t’i t’i shtyej festën Liverpoolit

Futboll 22 Qershor 2020 08:09

Në Angli, në orën 21:00, në stadiumin “Etihad” do të zhvillohet takimi Manchester City – Burnley, ku “sky blues” do të bëjnë çmos për të siguruar 3 pikët me synim shtyrjen edhe për pak tës festës së Liverpoolit, për më tepër të enjten e ardhshme City i Guardiolës ka një përballje vërtet shumë të fortë në “Stamford Bridge” me Chelsea-n. Nga ana tjetër, Burnley-t, edhe pse ndodhet në një pozicion komod në mesin e tabelës, i duhen pikët për të tenuar zonën europiane.

Interes ngjall gjithashtu edhe takimi i orës 19:30 në Primera Division, Villarreal – Sevilla. Dalëngadalë “Nëndetësja e Verdhë” po fillon të shfaqet në sipërfaqe dhe pas fitoreve minimale, që të gjitha 1-0 ndaj kundërshtarëve gjithsesi të lehtë në letër si Celta, Mallorca dhe Granada, diferenca me skuadrën andaluziane është ngushtur në vetëm 5 pikë, për më tepër Villareali ka fituar dy sfidat e fundit ndërmjet tyre dhe vendasit kanë gjithashtu edhe avantazhin e faktorit fushë.

-->