Manchester City e nis me trofe edicionin e ri, i mjafton Aguero me Chelsean

Futboll 05 Gusht 2018 17:55

Manchester City e ka nisur me trofe edicionin e ri në Angli, transmeton Insporti.

Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola, e ka fituar Superkupën e Anglisë duke e mundur në ndeshjen finale në ‘Wembley’ të Londrës, ekipin e Chelseas me shifrat 2:0.

Në këtë takim mjaftuan golat e sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

City ka kaluar në avantazh prej 1:0 kur në minutën e 13-të shënoi Sergio Aguero.

Manchester City ka dyfishuar epërsinë ndaj Chelsea.

Kampionët e Premierligës po avancojnë 2:0. Është sulmuesi Kun Aguero që ka shënuar sërish për Cityn.

Sulmuesi argjentinas golin e dytë për Cityn në këtë ndeshje e shënoi në minutën e 58-të. /Insporti.com/

-->