Manchester City fiton Kupën e Ligës, mposht Tottenham

Futboll 25 Prill 2021 19:25

Manchester City ka fituar Kupën e Ligës “Carabao Cup” kundër Tottenham në finalen që u zhvillua në “ëembley Stadium”, raporton Insporti.com.

Në pjesën e parë të dy skuadrat nuk arritën të tundin rrjetat e portave, duke përfunduar pjesa e parë baras pa gola.

Në të dytën, City dominoi totalisht duke e gjetur edhe golin e fitores.

Golin e fitores e shënoi mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte i cili shënoi me kokë në minutën e 82-të të ndeshjes.

Tottenham tentoi nëpërmjet Bale dhe Kane të barazon rezultatin por pa ia arritur qëllimit.

Në këtë ndeshje debutoi Ryan Mason si trajner i Spurs, i cili zëvendësoi Jose Mourinhon.

Një fakt tejet pozitv në këtë ndeshje, ishte se kishte tifozë në tribuna. Sipas shifrave zyrtare prezent në stadium ishin 7,773 tifozë. /Insporti.com/

-->