Manchester City i shkakton debakël Norwichit të Rashicës

Futboll 21 Gusht 2021 17:56

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 skuadrën e Milot Rashicës, Norwich Cityn, shkruan Insporti.

Pas humbjes si vendas me 3:0 nga Liverpooli, sot në “Etihad” pësuan humbje me rezultat 5:0 nga City.

Golat i shënuan Krul (7′-autogol), Grealish (22′), Laporte (64′), Sterling (71′) e Mahrez (85′).

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit tërë ndeshjen, por edhe sot nuk ia dolën të bëjnë diçka më tepër dhe as të shënojnë golin e parë për edicionin e ri.

Manchester City shënon fitore e parë dhe renditet në pozitën e 4-të me 3 pikë apo ka tre me pak se lideri Liverpool, ndërsa Norwich është në fund me 0 pikë

-->