Manchester City i shkakton disfatë të thellë Unitedit

Futboll 06 Mars 2022 19:45

Manchester City shumë i fuqishëm për Manchester Utd, duke e mposhtur me rezultat 4:1, në derbin e madh të Premier League.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë dhe dy në të dytën. 

Futbollisti De Bruyne dhe Mahrez, treguan formë të lartë dhe janë prej me të merituarve për fitoren e skuadrës së tyre.

De Bruyne shënoi në minutën e 5-të e 28-të, Mahrez në atë të 68-tën dhe 90+2.

Sancho në minutën e 22-të shënoi për Manchester Utd. 

“Djajtë e Kuq” u paraqitën pa Cristiano Ronaldon, hendikep i madh. 

Pas javës së 28-të, Manchester Utd është në pozitën e pestë me 47 pikë e Manchesteer City kryeso me 69 pikë, 6 më shumë se Liverpooli, por kjo e fundit ka një takim më pak.

-->