Manchester City ia cakton Bayern Munichut çmimin e Sanes

Futboll 02 Gusht 2019 09:06

Skuadra angleze Manchester City është duke i kërkuar 158 milionë euro në këmbim të sulmuesit gjerman, Leroy Sane.

Gjiganti bavarez, Bayern Munich është i interesuar që sa kohë për të nënshkruar me anësorin 23-vjeçar.

Dje gjatë ditës, Kicker raportoi se Sane kishte arritur marrëveshje me ekipin e Niko Kovac dhe pritet të nënshkruajë kontratë 4 ose 5 vjeçare, derisa do të transferohet për shumën e më shumë se 100 milionë eurove.

Ndërkaq, klubi gjerman me anë të një komunikate në ‘Twitter’ i hodhi poshtë këto zëra.

Tani nëse kampionët e Bundesligës pranojnë ta paguajnë shumën e lartcekur; atëherë kjo do të llogaritet si një ndër transferet më të shtrenjta në historinë e futbollit.