Manchester City merr vendim të befasishëm pas incidentit të Agueros

Futboll 20 Shkurt 2018 16:34

Manchester City po konsideron ta dërgojë çështjen e Sergio Agueros në gjyq, pas incidentit me tifozin e Wigan Athletic.

Sipas Sky Sports News, City po mendon të marrë masa ligjore pasi Aguero pohoi se ai është ofenduar dhe pështyrë nga një tifoz i Wigan Athletic, gjatë incidentit të mbrëmshëm pas ndeshjes.

Klubi është takuar me sulmuesin argjentinas në mëngjesin e së martës, për të diskutuar rreth incidentit të tij që ndodhi të hënën mbrëma në ‘DW Stadium’, ku City u eliminua nga rundi i pestë i kupës.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit tifozët pushtuan fushën duke shkaktuar trazira, që ka bërë që e gjitha kjo të hetohet nga policia e Manchesterit, klubi i Wigan Athletic dhe Federata angleze e futbollit.

Sipas burimeve të Sky, Manchester City ka marrë në konsiderim deklratat e sulmuesit dhe nuk kanë hedhur poshtë mundësinë e kontaktimit me policinë rreth këtij incidenti.

Për më tepër, City nuk është i lumtur me sigurimin në Wigan, i cili klubi beson se nuk ishte në nivelin e duhur për një ndeshje të nivelit aq të lartë.

City po ashtu beson se reagimi i sigurimit të stadiumit pas pushtimit të fushës nga tifozët ishte joefikas. /Insporti.com

-->