Manchester City mposht bindshëm Club Brugge

Futboll 19 Tetor 2021 20:45

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Club Brugge me rezultat 5-1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Manchester City e hapi ndeshjen në minutën e 30-të, kur një pasim i Phil Foden gjeti Joao Cancelon, i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e 43-të, Staley Nsoki shkaktoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Riyad Mahrez për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, anglezët siguruar fitore, pasi shënuan edhe golin e tretë me Kyle Walker  i cili mori një pasim nga Kevin De Bruyne (3-0).

Pas këtij rezultati, Pep Guardiola bëri disa ndryshime, duke iu dhënë minuta edhe lojtarëve nga stoli.

Goli i katërt erdhi pikërisht nga kombinimi mes dy lojtarëve që u futën në ato momente në fushë, pasi Raheem Sterling asistoi te i riu Cole Palmer, që shënoi për 4-0.

Brugge në minutën e 81-të shënoi goli e nderit, me Hans Vanaken që gjeti rrjetën për 4-1.

Por vetëm pas tre minutash Mahrez shënoi golin e dytë personal për rezultatin 5-1.

Manchester City me këtë fitore tani ka 6 pikë, ndërsa Club Brugge mbetet me 4 pikë. 

-->