Manchester City mund të shpallet sot kampion në Premier Ligë

Futboll 02 Maj 2021 11:00

Skuadra e Guardiolas, Manchester City është shumë afër që të shpallet kampion i Premierligës, shkruan Insporti.

“Qytetarët” kanë grumbulluar 80 pikë në 34 ndeshje të zhvilluara deri më tani, 13 më shumë se Manchester United që është i dyti.

Ndeshjen e javës së 34-të Manchester United e luan sot ndaj Liverpoolit dhe nëse “Djajtë e Kuq” pësojnë humbje, atëherë Manchester City edhe matematikisht do të shpallet kampion.

Barazimi ose fitorja e Manchester United do të shtyente festën e Manchester Cityt.

Ndeshja Manchester United – Liverpool zhvillohet sot nga ora 17:30 në “Old Trafford”.

Ndryshe, hera e fundit kur ‘qytetarët’ u shpallen kampion ishte sezoni 2018/19, teksa “Qytetarët” deri më tani numërojnë katër tituj kampioni.

-->