Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve, triumfon pa telashe ndaj PSG

Futboll 04 Maj 2021 22:58

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve pas fitores së sotme ndaj PSG, raporton Insporti.

Manchester City është i pandalshëm dhe as një skuadër si PSG nuk arrin t’i bëjë ballë. Anglezët kanë arritur të shënojnë sërish në gjysmëfinalen e Champions League dhe të çojnë shifrat në 4-1.

Ishte sërish Riyad Mahrez, që shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm vrastar të skuadrës së Pep Guardiola dhe tundi rrjetën për të dytë në mbrëmjen e sotme.

Një goditje e madhe për PSG, që e ka të pamundur të kthejë diçka në këtë mbrëmje ndaj një Manchester City të pandalshëm në çdo aspekt.

-->